Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Dael Dervishi, priti sot në një takim një delegacion të Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesit e delegacionit, anëtarë të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese të Kuvendit të Kosovës, që kryesohej nga znj. Sala Berisha-Shala, në kuadër të punës për hartimin e projektligjit për sigurinë në punë në aktivitet minerare, kërkoi nga Agjencia Kombëtare e Burime Natyrore eksperiencën e saj në këtë fushë.
Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, z. Dael Dervishi prezantoi rolin e këtij institucioni, në zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimin racional të burimeve natyrore në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik.
Në takim u diskutua me hollësi se si janë strukturuar e organizuar institucionet homologe si Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në Shqipëri dhe Komisioni i Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë.
Ndër të tjera u theksua se bashkëpunimi mes palëve është intensifikuar, duke shkëmbyer eksperiencat dhe risitë në fushën e burimeve natyrore.