Më 18 Dhjetor 2020 në Bashkinë e Dropullit, AKBN-ja dhe Eksperti i Jashtëm prezantuan ndërtesat e synuara për rinovim, që do t’i nënshtrohen auditimeve të energjisë të kryera nga ekspertë të çertifikuar nën autoritetin e Konsulentit dhe ekipit të tij të inxhinierëve, arkitektëve dhe projektuesve të strukturave. Në këto auditime duhet të mblidhen vetëm të dhënat më të rëndësishme të ndërtesës. Në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, auditimet do të përbëhen nga matjet dhe sipërfaqet e fasadës së jashtme (dyshemetë, zonat e mureve, dritaret, kulmet, etj.), vlerësimin e vlerave aktuale të U-së, marrjen e faturave të hollësishme dhe korrekte të energjisë gjatë tre viteve të fundit (2018-2020). Duke vijuar me analizimin e kushteve e ndërtesës (ndërtesës, sistemet teknike) dhe analizat financiare dhe duke marrë parasysh rinovimin e fasadës së ndërtesës, sistemet teknike si dhe menaxhimin e ndërtesës. Më tej, Konsulenti specifikoi masat e eficencës së energjisë për sistemet e ngrohjes (për dhomat dhe prodhimin e ujit të ngrohtë) për të arritur objektivat energjetik. Konsulenti shqyrtoi aplikimet e energjisë së ndriçimit diellor në mënyrë që të përmirësojë eficencën e energjisë, të zvogëlojë energjinë dhe konsumin e karburantit për aq sa është e mundur ekonomikisht. Konsulenti gjithashtu specifikoi masa konkrete rehabilituese të tilla si instalimet elektrike dhe hidraulike, sisteme të furnizimit me ujë, rrjedhjet, mykun, shkallët e sigurisë, masat e mbrojtjes nga zjarri, etj, për financimin në bazë të projektit. Auditimet e energjisë konsideruan që rehabilitimi i ndërtesave të fillojë përpara zbatimit të masave të propozuara dhe të miratuara për eficencën e energjisë. Kjo përfshin rrjedhjet, depërtimin e ujit, lagështia në mure dhe çati, shmangien e urave të ftohtë / nxehtësisë, ulluqeve dhe sistemeve hidraulike, etj.