Në datë 22 Qershor 2011 në ambjentet e Hotel “Tirana International” u zhvillua seksioni i radhës, i cili u zhvilla në kuadër të Workshop-it me temë “Eficenca e Energjisë në Banesa” organizuar nga International Finance Corporation (IFC) në bashkepunim me Agjencinë Kombëtaretë Burimeve Natyrore (AKBN).
Të ftuar në këtë seksion ishin përfaqësues në rang drejtorësh nga bankat që operojnë në Shqipëri. Ekspertët e fushës së energjive të rinovueshme, duke përfshirë përfaqësues të AKBN-së, përfaqësues të IFC-s edhe të GIZ-s prezantuan studimet e tyre mbi Efiçencën e Energjisë dhe Planin Kombëtar të Efiçencës së Energjisë. Në këtë seminar prezantuan projektet e tyre lidhur me efiçencën e energjisë, bankat Pro Credit dhe Credins, të cilat mbështesin klientët gjerësisht në investimet e EE, rritjen e ndërgjegjësimit brenda dhe jashtë institucionit nëpërmjet marketingut përsa i përket konceptit të EE, si dhe bashkëpunojnë me shumë firma që ofrojnë produkte EE.