Dokumenta
Energjia Diellore_webpage- pnud 2016
Shqipëria, me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shumë të favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik më të madh se potenciali energjetik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore. Vendi ynë konsiderohet me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencial të lartë të rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore me e madhe e energjisë qe është e shpërndare kudo në botë në sasi më të mëdha se sa nevojat tona për energji, është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.
Argumentimet e mësipërme të çojnë në përfundimin se tek ne përdorimi i energjisë diellore për të prodhuar ujë të ngrohtë për nevojat sanitare e teknologjike dhe për prodhimin e energjisë elektrike, duke zëvendësuar energjinë elektrike, është një shans që na ofron natyra dhe të cilin duhet ta përdorim me kujdes.
Potenciali i Energjisë diellore
Territori i Shqipërisë shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në bregun lindor të detit Adriatik dhe Jon. Ajo është e vendosur në mes gjerësive 39o38′- 42o38’dhe gjatësive 19o16′- 21o04′. Falë kësaj pozite gjeografike, Shqipëria i përket rripit të klimës mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë, me ditë të gjata me diell dhe dimër të butë me rreshje të bollshme. Nisur nga sa thamë më sipër, territori i Republikës së Shqipërisë është ndarë në 4 zona kryesore klimaterike, ku luhatjet e elementeve klimatike brenda tyre janë në kufij relativisht të vegjël. (Harta1)
Këto zona emërtohen si më poshtë: