Në kuadrin e projekteve me fondet buxhetore me tematike “Mbështetje për Burimet Natyrore” të cilat kryhen në mbështetje të politikave energjetike dhe të strategjive energjetike, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh interesin e saj për ekspert të jashtëm në fushën e energjisë, të cilët do të punojnë në disa projekte të fushave të kërkim-zbulimit, mbi monitorimin, modelimin dhe menaxhimin.
Objekti i këtyre studimeve kap një gamë të gjërë në fushën e Kërkimit dhe Zhvillimit që lidhet me aktivitetet dhe impiantet e prodhimit, depozitimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, problemet mjedisore, fuqizimin e infrastrukturës hidrokarbure, si dhe e kriteret e qëndrueshmërisë për biokarburantet.
Bazuar në detyrat e mësipërme, fushat e punës së këtyre studimeve prekin analizën shkencore për kërkim-zhvillimin, ku për nga trajtimi i problemeve, kërkojnë specialistë të fushave specifike dhe të specializuar. AKBN-ja shpreh kërkesën e saj për tre Eksperte teknik që do të punojnë studimet, duke plotësuar kriteret e mëposhtme:
Në mbështetje të realizimit të kësaj detyre, personat e interesuar të paraqesin CV-të e tyre, pranë Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme, në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, brenda 2 ditëve nga data e publikimit 29.03.2018.