Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit ju fton të shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë në Konferencën e 4 Ndërkombëtare të Katedrës së UNESCO-s në teknologjitë për zhvillim: Nga Inovacioni tek impakti social , e cila do të zhvillohet në Shkollën Politeknike të Lozanës , në Zvicër nga data 2-4 Maj 2016.
Konferenca Tech4Dev 2016, ju bën me dije se nëse jeni të interesuar për hartimin e zgjidhjeve inovative përmes teknologjive të përparuara drejt një zhvillimi shoqëror dhe ekonomik gjithëpërfshirës të pjesës Jugore të Botës, ky aktivitet ju jep një mundësi për të:
· Paraqitur studimin tuaj në një Konferencë të veçantë multidisiplinare e përqendruar në teknologjitë e reja dhe ndikimin social që ato kanë në të gjithë pjesën jugore të botës.
· Promovuar rrjete, disiplina dhe fusha të teknologjive të ndyshme, që nxisin zhvillimin dhe nivelin e zgjidhjeve të reja për të gjithë vendet që shtrihen në jug të globit
· Identifikuar mundëstë për bashkëpunim me aktorë të ndryshëm si- akademikë, studentë, inxhinierë, sipërmarrës, politikëbërë praktikues dhe shkencëtarët socialë – që janë të interesuar pë inovacionin teknologjik në të gjithë vendet e jugut.
· Marrë pjesë në një ngjarje të vecantë të Konferencës me karakter social që do të zhvillohet në vreshtat Lavaux, një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s.
Në përputhje me frymën e Konferencës, Tech4Dev 2016 ka kënaqësinë që të ftojë studiues, studentë, mjekë, industrialistë apo të gjithë të interesuarit e tjerë të paraqesin propozime e tyre në çështje që lidhen me teknologjitë për zhvillim. Suksesi i çdo konference i dedikohet kontributit inovativ të çdo pjesëmarrësi!
Për të paraqitur propozimet tuaj mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.
http://cooperation.epfl.ch/2016Tech4Dev/Call1
Tech4Dev 2016 mirëpret, në veçanti, propozime dhe qasje inovative që nxisin diskutime mes pjesëmarrësve . Do të merren në konsideratë vecanërisht ato ide që do të përpiqen tu japin rrugëzgjidhje njërës ose më shumë nga fushat kryesore tematike të kësaj konference. Prezantimet duhet të theksojnë vlerën e inovacionit teknologjik, duke pasur parasysh mundësitë e teknologjisë për të nxitur një zhvillim social dhe ekonomik gjithëpërfshirës.
Fushat kryesore tematike:
· Teknologjitë për Veprimet Humanitare
· Teknologjitë Mjekësore
· Shkenca dhe Teknologjia për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave
· Teknologjitë për një qasje të qëndrueshme në fushën e Energjisë
· Teknologjitë e Informacionit e Komunikimit në dobi të Zhvillimit
· Teknologjitë për Mjedise Jetese e Qytete të Qëndrueshme
Propozimet, duhet të dorëzohet përcaktuar jo më vonë se data 11 shtator 2015 përmes aplikimit on-line duke përdorur formularin e caktuar.
Udhëzime të mëtejshme mund të gjenden në faqen e internetit të konferencës: