Në bazë të Urdhërit të Drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së, Nr. 1183, datë 15.07.2015, “PËR NGRITJEN E KOMINSIONIT TË SHQYRTIMIT E PROPOZIMEVE TË PARAQITURA NGA KOMPANITË HIDROKARBURE” anëtarët e komisionit morën në dorëzim dokumentacionin e aplikimeve depozituar në AKBN me Procesverbal Nr. 1217, datë 16.07.2015.
Për këtë qëllim u mbajt dhe Proçes Verbali Nr. 1217/1 Prot, datë 16.07.2015.
Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur, komisioni konstatoi se janë paraqitur aplikime për Bllokun 4 dhe Bllokun Dumre, si më poshtë vijon:
– Blloku 4
1.Shell Upstream Albania B.V dhe Petromanas ALBANIA GmbH
2.Interland Investment SA
-Blloku Dumre
1.Shell Upstream Albania B.V dhe Petromanas ALBANIA GmbH
2.Interland Investment SA
3.Navitas Petroleum Limited
Propozimet e aplikantëve janë duke u shqyrtuar.