AKBN e përfaqësuar nga Drejtoria Hidroenergjitike mori pjesë në konferencën HydroTech Albania Conference and Exhibition 2016, të zhvilluar në datat 10-11 shkurt 2016 në Tirana Business Park. Kjo është konferenca e dytë e radhës, e organizuar nga Green World Conferences.
Çështjet kryesore të cilat u diskutuan lidheshin me mundësimin e një platforme këmbimi informacioni dhe eksperiencash, përsa i përket investimeve të huaja në Shqipëri dhe mundësive për të ardhmen. U theksua fakti se Shqipëria ka nevoje për mbështetje në sektorin hidroenergjetik për rritjen e investimeve të huaja në vend.
Në këtë konferencë u trajtuan mjaft tema, ku ndër më kryesoret ishin “Tregu” i HEC-eve të vogla në Shqiperi”, “Konsulta ligjore për përmirësimin e legjislacionit” “Aspektet teknike për zhvillime të reja” etj. Gjithashtu Znj. Majlinda Aruçi, Drejtoreshë e Drejtorisë Hidroenergjetike pranë AKBN-së mbajti një prezantim me temën “Veprimtaria e AKBN-së në fushën hidroenergjitike”.
Përfaqësues nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë (MEI), KESH, OSSHE, AKBN si dhe mjaft investitorë vendas e të huaj, ishin pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për sektorin hidroenergjetik në vend.