Në datë 01.01.2014, kanë hyrë në fuqi 3 ligje të cilat kanë lidhje me aktivitetin në fushën e hidrokarbureve:
1. Ligji nr.180/2013, datë 28.12.2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”të ndryshuar.
2. Ligji nr.182/2013, datë 28.12.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
3. Ligji nr.183/2013, datë 28.12.2013, “Për nje ndryshim në ligjin nr.7811, datë 12.04.1994,“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.02.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””.
Në këto ligje janë bërë disa ndryshime në sistemin fiskal të hidrokarbureve (TVSH, Akcizë) të cilat kanë impakt në veprimtarinë e aktivitetit të kompanive që kryejnë operacione në fushën e kërkim-prodhimit në Shqipëri.