Inagurohet Qendra e Informimit për Efiçencën e Energjisë në AKBN Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore u zhvillua ceremonia e inagurimit të Qendrës së Informimit për Efiçencën e Energjisë. Kjo qendër e pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore është donacion i Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë nëpërmjet GIZ Fondet e Hapura Rajonale për Efiçencën e Energjisë dhe është fryt i memorandumit të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës në këtë fushë.
Në inagurimin e kësaj qendre mori pjesë Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri dhe përfaqësues të tjerë të saj, Z. Erik Tintrup, Zëvendës Ambasador i Republikës Federale Gjermane ne Tiranë, Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN, përfaqësues të GIZ, Drejtues të AKBN, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, etj.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj qendre është informimi i publikut mbi efiçensen e energjisë në banesa dhe më gjerë. Gjithashtu, kjo qendër do të shërbejë për informimin e subjekteve tregtarë, prodhues dhe implementues të materialeve efiçente dhe projekteve të zbatimit të masave të efiçensës në objekte të ndryshme. Qendra përmban informacionin e nevojshëm mbi legjislacionin për Efiçensën e Energjisë, projekte të ndryshme zbatimi, makete që demostrojnë marrjen e masave për kursimin e energjisë, si dhe broshura dhe CD me informacionin e nevojshëm në këtë fushë.