Kongresi i 21-të i Këshillit Botëror të Energjisë (WEC)
Montreal , Québec – 12-16 shtator 2010
Dokumenta |
Në datat 12-16 Shtator 2010, në Montreal (Kanada) u zhvillua Kongresi i 21-të i Këshillit Botëror të Energjisë (WEC). Shqipëria u përfaqësua nga Z. Dael Dervishi, Drejtor Juridik në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Në ditën e dytë të zhvillimeve të Kongresit, në Sesionin për Ceshtjet mbi Sigurimin e sistemeve efiçente dhe të energjisë së pastër përtej kufijve, Z. Dervishi prezantoi studimin me temë: “Zbatimi i Acquis Communautaire në fushën e energjive të rinovueshme dhe të mjedisit, me fokus Këshillin e Energjisë.