PROCEDURA LIGJORE PËR MIRATIMIN E LEJEVE MINERARE
Në bazë të Ligjit Nr.10 304, datë 15.7.2010. “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitet minerar në Shqipëri të gjithë personat juridike, vendas ose të huaj.
Ligji Nr.10 304, datë 15.7.2010. “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë” përcakton rregullat për zhvillimin e veprimtarive minerare e postminerare në Republikën e Shqipërisë dhe ka për qëllim nxitjen e veprimtarisë minerare në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet sigurimit të transparencës dhe të konkurrencës së lirë në zhvillimin e kësaj veprimtarie, rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik nga rreziku minerar dhe ai i mbetjeve të industrisë minerare.
Çdo subjekt që kërkon të ushtrojë aktivitet minerar për t’u pajisur me leje minerare duhet të paraqesi një kërkesë pranë sporteleve të QKL-së sipas proçedurës të përcaktuar në nenet 17, 31, 32 dhe 33 të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Baza ligjore për ushtrimin e aktivitetit minerar nga zotëruesit e lejeve minerare
Çdo subjekt minerar që zotëron një leje minerare do të zbatojë legjislacionin bazë që vepron në fushën minerare dhe të gjitha aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Të drejtat minerare burojnë nga lejet minerare, të përcaktuara në Ligjin Nr.10 304, datë 15.7.2010. “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”.
Lejet minerare në zonat minerare, të përcaktuara në programin vjetor minerar si zona konkurruese, sipas nenit 8 të këtij ligji, u jepen subjekteve të interesuara, fituese të një konkurrimi publik, ndërsa në zonat minerare të përcaktuara në programin vjetor minerar, si zona të hapura, sipas nenit 8 të këtij ligji, leja minerare i jepet subjektit të interesuar, që plotëson kushtet e lejimit, sipas parimit “i pari në kohë, i pari në të drejta”.
Shteti mund t’u japë subjekteve juridike, vendase apo të huaja, të drejta minerare, për zonat konkurruese, sipas një procedure konkurrimi, në përputhje me kërkesat dhe afatet kohore të përcaktuara në dispozitat e legjislacionit në fuqi, për konkurrimin publik për dhënien e të mirave materiale. Procedura konkuruese duhet të përfshijë, gjithashtu kriteret teknike, financiare të investimit e rezultateve të tij dhe përvojën e konkurruesit në fushën e veprimtarive minerare.
Shteti mund t’u japë subjekteve juridike, vendase apo të huaja, të drejta minerare, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për koncesionet. Për ushtrimin e të drejtave minerare, marrëveshja koncesionare i nënshtrohet edhe përcaktimeve të këtij ligji.
Ligji nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Ligji Nr.10304, datë 15.7.2010. “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”.
Vendimet e Këshillit të Ministrave
VKM nr.479, datë 29.06.2011, Strategjia Minerare
VKM nr.442, datë 16.06.2011, Metalet e çmuar
VKM nr.441, datë 16.06.2011, Licencimi profesional
VKM nr.440, datë 16.06.2011, Garancitë
VKM nr.436, datë 16.06.2011, Për ndryshim..QKL
VKM nr.364, datë 04.05.2011, Vlerat minimale
VKM nr.362, datë 29.04.2011, Transferimi
VKM nr.347, datë 29.04.2011, Plani 3 vjeçar
VKM nr.320, datë 21.04.2011 Zonat Konkuruese
VKM nr.233, datë 23.3.2011, EITI
VKM nr.232, datë 23.3.2011, Strukturat
VKM nr.942, datë 17.11.2010, Zonat e Hapura
Urdhërat e Ministrit
Urdhri nr. 813, datë 17.10.2011, Mbetjet Minerare
Urdhri nr. 753, datë 10.10.2011, Liçencimi Profesional
Udhëzim Nr. 718 datë 03.10.2011
Pagesat e Garancive
Kujtesë për Subjektet Minerare
Urdhri nr.302, datë12.4.2011, Rehabilitimi, Mbyllja dhe Mbetjet
Urdhri nr.304, datë 13.4.2011, Hartimi i Projektit
Urdhri nr.305, datë 13.4.2011, Strategjia Minerare
Urdhri nr.306, datë 13.4.2011, Hartimi i Planit Vjetor
Urdhri nr.307, datë 13.04.2011, Informacionet kërkim zbulim metalore jometalore, qymyre, bitume
Urdhri nr.308, datë 13.04.2011, Informacione leje shfrytëzimi Metalore, Qymyre, Bitume
Urdhri nr.309, datë 13.04.2011, Informacionet kërkim-zbulim mineralet ndërtimore
Urdhri nr.310, datë 13.04.2011, Informacionet për lejet me karrierë mineralet ndërtimore
Urdhri nr.311, datë 13.04.2011, Informacionet Kërkim-Zbulim-Shfrytëzim metalet e çmuara
Urdhri nr.312, datë 13.04.2011, Informacionet e detyrueshme nga zotëruesit e lejeve
Urdhri nr.382, datë 20.05.2011, Akti i konstatimit për kundravajtjet
Urdhri nr.383, datë 20.05.2011, Forma e planit të mbylljes
Urdhri nr.384, datë 20.05.2011,Kadastra minerare
Urdhri nr.386, datë 20.05.2011, Të dhënat minerare
Urdhri nr.387, datë20.05.2011 , Projekti i konservimit
Urdhri nr.388, datë 20.05.2011, Plani i monitorimit
Urdhri nr.414, datë 03.06.2011, Trajtimi i mbetjeve
Urdhri nr.477, datë 27.06.2011, Akti i miratimit
Urdhri nr.478, datë 27.06.2011, Vendim i Këshillit Teknik