Sektori i Laboratorit është në përbërje të Drejtorisë Minerare pranë AKBN-së dhe realizon dy shërbime që fillojnë nga ato bazë siç janë bluarja dhe përpunimi i provave dhe duke vijuar me procesin e analizimit kimik.
Ky laborator i shërben individëve, bizneseve (të tretëve), specialistëve të sektorit minerar jo vetëm për kryerjen e analizave fiziko – kimike por edhe të promovimit minerar për këtë sektor.
Shërbimet tona mbështeten në:
Mineralet për të cilët kryhen analizat, në përgjithësi janë xeherorët si kromitet, hekur-nikel, nikel-silikat, mineralet sulifide, polimetalorët, baoksidet e minerale të tjerë, si dhe analiza kimike për jometalorët (kuarcitet, karbonatiket, argjilat etj.). Ndër të tjera ky laborator analizon në minerale parametrat fizik si: lagështi, analizë granulometrike, peshë volumore, peshë specifike, humbje në kalcinim.
* Për ujërat e ndotura që dalin nga minierat apo stoqet e mineraleve, sterilet, dampat e fabrikave të pasurimit kryhen përcaktimet kryesore të parametrave fizik të poshtëshënuar:
pH, konduktiviteti, kripshmëria, tensioni.
Mbështetur në Ligjin Nr.9824, datë 01.12.2007 “Për akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”, në 15 shtator të vitit 2022 laboratori u akreditua sipas ISO 17025: 2017.
Çertifikata e akreditimit është lëshuar nga DPA (Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit), për Cr2O3, oksid kromi, në minerale dhe xeherorë të tij (nga 10 deri 65 % Cr2O3);
Fe tot , në mineralin e hekur-nikelit dhe koncentrate të tij (nga 10 – 53 % Fetot);
Ni, në minerale hekur-nikelit koncentrateve të tij (0.1% – 1.5%).
Cu, në të gjithë tipet e mineraleve, koncetrateve, dhe aliazheve të tij me përmbajtje bakri deri në 5%.
Gjithashtu në laborator testohen elementët kimik si më poshtë: Cr2O3,SiO2,Al2O3,MgO,CaO,FeO,Fe2O3,Cu, Ni, Co, SO4, Zn, etj.
Shërbimet e mësipërme në AKBN- Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të tretë realizohen në përputhje me tarifa të miratuara nga Bordi institucional dhe tarifat janë të publikuara.
Në përbërje të tij, ky laborator ka staf 4 specialistë me arsim të lartë, përkatës dhe me eksperiencë të mirë pune.