Ky ligj përafron direktivën 2004/18/EC e Parlamentit Europian dhe të Këshillit, e 31 marsit 2004 për koordinimin e procedurave të prokurimit për shpalljen fituese të kontratave publike për punë, furnizime dhe shërbime, numri CELEX: 32004L0018, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.134, datë 30.4.2004, faqe 114 – 240.
Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje koncesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në
koncesione/partneritete publike private, procedurat për dhënien e kontratave të tilla, si
nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik
privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen në lidhje me
koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për
zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.
I- Identifikimi i Koncesionit
Bazuar ne Nenin 7, te ketij ligji “Koncesionet per hidrocentralet”, projektet për dhënien me koncension të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike mund të realizohen në bazë të një propozimi të pakërkuar, ku propozuesit të propozimit të pakërkuar mund t’i jepet një bonus deri në maksimumin prej 10% të pikëve për pikëzimin e llogaritur në përputhje me kriteret e dhënies se koncesionit/partneritetit public privat, të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe në njoftimin e kontratës për dhënien e një kontrate të tillë.
Rregullat për mënyrën e identifikimit, vlerësimit dhe të realizimit të projekteve miratohen nga Keshilli i Ministrave.