Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AKBN dhe ISHMP
Në datë 23.09.2015, ora 10:00 në ambjentet e AKBN-së organizohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP), nga titullarët përkatës, respektivisht Z. Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv dhe Z. Ergys Agasi, Kryeinspektor.
Qëlllimi i kësaj marrëveshje është:
- Bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke ndërmjet strukturave të ISHMP dhe AKBN-së, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit rregullator, normave teknike e standarteve në fuqi që veprojnë në fushën e mjedisit dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
- Nxitja dhe koordinimi i veprimeve, me objektiv mbrojtjen e mjedisit, pyjeve, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore duke zbatuar me korrektësi kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore, lejet minerare, kushtet në kontratat koncensionare dhe marrëveshjet hidrokarbure, nga subjektet që operojne në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
- Shkëmbimi i informacioneve të ndërsjellta për subjektet që ushtrojnë aktivitete në shfrytëzimin e burimeve natyrore me impakt në mjedis, me synim rritjen e përformancës për garantimin e zbatimit të dispozitave ligjore, në fushën e veprimit të dy institucioneve.
Zbatimi i kësaj Marreveshje Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit për një periudhe 1 vjeçare dhe në zbatimin e kësaj marrëveshje angazhohen drejtoritë dhe sektorët përkatës të të dy institucioneve.