Në zbatim të nenit 43, pika 2, gërma “e” e ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe Urdhërit Nr. 865, datë 28.10.2013, të Drejtorit Ekzekutiv “Për përbërjen e anëtarëve të Këshillit Teknik”, më datë 11.12.2013, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Teknik të AKBN-së.
Këshilli shqyrtoi dhe vlerësoi 6 (gjashtë) projekte nga të cilët 2 (dy) u miratuan ndërsa 4 (katër) u kthyen për përmirësim.