Në kudër të projektit SARMa (Sustainable approach to aggregates) të BE (Bashkimit Evropian dhe Evropes Juglindore mbështetur nga METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe SHGJSH (Shërbimi Gjeologjik Shqiptar), në datë 29 Tetor 2010 u organizua në Tiranë workshop-i me temë “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Agregate.”
SARMaQëllim kryesor i këtij workshop-i ishte zhvillimi i një përqasjeje të përbashkët për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve agregate (SARM) dhe planifikimi për një furnizim të plotë e të qëndrueshëm, në mënyrë që të sigurohet një furnizim i sigurt dhe efiçent në vendet e Evropës Juglindore. Në këtë seksion mori pjesë dhe AKBN-ja, e cila përfaqësohej nga Drejtori i Drejtorisë Minerare Prof.As. Edmond Goskolli. Në prezantimin e tij, ai foli mbi aktivitetin minerar në zonën e Krujës.