Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj, zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.
Fusha e veprimtarisë së AKBN konsiston në:
a) Propozimin, konsultimin, dhe bashkëpunimin me strukturat përkatëse të Qeverisë për hartimin e politikave të saj dhe strategjive në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
b) Zbatimin e politikave të Qeverisë në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
c) Sigurimin brenda fushës së veprimtarisë së vet, të oponencës qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe të energjisë, të paraqitura nga subjektet shtetërorë a private, vendas ose të huaj. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të specializuar;
d) Promovimin e burimeve minerare, hidrokarbure, hidrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë;
e) Negocimin e marrëveshjeve hidrokarbure dhe minerare dhe ndjekjen e zbatimit të planeve të zhvillimit të tyre;
f) Përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, të liçensave, autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundësojnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure sipas marrëveshjeve të lidhura;
g) Ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve të lidhura hidrokarbure;
h) Mbikëqyrjen e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe energjetike;
i) Realizimin e monitorimit të zonave të shfrytëzuara, të rrezikut minerar dhe të mbylljes së veprimtarisë minerare;
j) Monitorimin, e kontratave konçensionare për hidrocentralet;
k) Administrimin ekskluzivisht të të gjitha të dhënave parësore të sektorit hidrokarbur dhe të dhënat që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare;
l) Propozimin e masave për rritjen e shfrytëzimit të energjisë në ciklin energjetik;
m) Hartimin dhe publikimin e bilancit energjetik vjetor, në nivel kombëtar dhe rajonal, në përputhje me formatet e EUROSTAT-it dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
05, 04, 2019
03, 04, 2019
03, 04, 2019
22, 05, 2003
21, 05, 2003
12, 07, 2021
12, 07, 2021
06, 02, 2019
06, 02, 2019
06, 02, 2019
27, 02, 2023
27, 02, 2023
05, 04, 2019
08, 03, 2018
03, 04, 2017
23, 02, 2015
12, 01, 2014
03, 09, 2012
03, 09, 2012
19, 12, 2024
17, 12, 2024
10, 12, 2024
03, 12, 2024
21, 11, 2024