Monitorimi i HEC-eve
Monitorimi i HEC-eve
Drejtoria e Monitorimit të Hidroçentraleve në AKBN kryen monitorimin e kontratave konçesionare dhe jo konçesionare. Monitorimi konsiston në :
- Monitorimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe ligjore të shoqërive koncesionare dhe jo koncesionare (sipas VKM- së Nr.822 , e vitit 2015)
- Mban një bazë të dhënash të të gjithë të dhënave teknike të kontratave jo/koncesionare
- Kryen monitorimin në terren sipas planit të monitorimit të Hec-ve
- Përgatit raportin e monitorimit në lidhje me zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe ligjore të Shoqërive Investitore
- Raporton për Autoritetin Kontraktor (MIE) lidhur me ecurinë e përmbushjes së detyrimeve, duke bërë edhe propozimet përkatëse për amendime kontratash apo aplikime të penaliteteve
- Në bashkëpunim me MIE- n realizon vlerësimin përfundimtar të “vlerësimit të investimit” sipas VKM-së Nr.332 datë 06.06.2018.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kontrata e koncesionit dhe shtesat e saj n.q.s ka
- Shkresa e aplikimit të shoqërisë koncesionare tek A.K për Miratimin e Projekt-Zbatimit.
- Relacioni i Oponencës Teknike, për Projekt-Zbatimin e paraqitur nga Shoqëria Koncesionare.
- Shkresa e Miratimit të Projekt-Zbatimit nga A.K.
- Kushtet e tenderit lidhur me tipin dhe llojin e makineri pajisjeve (Kineze, Europiane, Indiane…etj ), informacion ky që duhet të dërgohet nga Autoriteti Kontraktor tek AKBN.
- Projekt-zbatimi i miratuar i sigluar (firmë/vulë) nga Grupi i O.T dhe Autoriteti Kontraktor ku si pjesë përbërëse të tij ka Preventivin e detajuar sipas formatit tip referuar – Udhëzimit Nr. 3, datë 15.02.2001“Për Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e Punimeve të Ndërtimit” (Ndryshuar me udhëzimin e Këshillit te Ministrave, nr.4, datë 17.05.2001, nr.7, datë 21.11.2001, nr.1, datë 22.02.2005) dhe Udhëzimit Nr.1, datë 16.6.2011 “Për disa ndryshime në udhëzimin Nr.3 , datë 15.2.2001 të Këshillit të Ministrave “për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar.)
- Dorëzimi i të gjithë korrespondencës shkresore(aplikimet pranë institucioneve, përgjigjet e institucioneve, korrespondencat me to etj.) me Institucionet përkatëse për pajisjen me Lejet e Nevojshme për fillimin e punimeve të ndërtimit”.
- Kërkesat e shoqërive konçesionare për miratim nga institucionet përkatëse të ndryshimeve që mund të kenë pësuar projektet e zbatimit të miratuar e që rrjedhimisht kanë shkelur apo kaluar lejet e marra më parë nga to.
- Raportet periodike tremujore të ecurisë së kontratës koncesionare lidhur me investimet e kryera në të dhe problematikat që mund të jenë hasur.
- Grafiku i hartuar nga palët, plani dhe projekti i riinvestimit në periudhën e përcaktuar në kontratën e koncesionit.
- Të gjitha vendimet për miratimin e Lejeve dhe lejet e zbardhura për ndërtimin e Objektit/eve
- Kontratat e lidhura midis shoqërive koncesionare me nënkontraktorët – mbikqyrësin dhe gjithë aktorët pjesmarrës në ecurinë e kontratës koncesionare, të shoqëruara me marrëveshjet përkatëse, preventivat e rënë dakort midis tyre dhe liçensat profesionale për ushtrimin e detyrave të rëna dakort.
- Policat e Sigurimit të Kontratave apo shtesave të tyre ( të koncesionit ), punimeve dhe palëve të treta dhe të objektit në përfundim të tij.
- Situacionet pjesore të shoqëruara me librezat e masave dhe faturat tatimore për çdo punim të kryer, sipas formatit tip, referuar – Udhëzimit Nr. 3, datë 15.02.2001“Për Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e Punimeve të Ndërtimit” (Ndryshuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.4, datë 17.05.2001, nr.7, datë 21.11.2001, nr.1, datë 22.02.2005) dhe Udhëzimit Nr.1, datë 16.6.2011 “Për disa ndryshime në udhëzimin Nr.3, datë 15.2.2001 të Këshillit të Ministrave “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar.)
- Raporti Përfundimtar i Mbikqyrjes, raporti përfundimtar i testimit dhe Akt kolaudimi i Veprës / Veprave.
- Projekti i Zbatuar në objekt ‘As Build” për ndërtimin e tij. Në rastet kur ky projekt ndryshon nga projekti i miratuar nga Autoriteti Kontraktor, duhet të paraqiten miratimet e këtyre ndryshimeve nga Autoriteti Kontraktor me kërkesë të Shoqërisë Koncesionare, kërkesë e cila shoqërohet me arsyetimet përkatëse të miratuara me përpara nga projektuesi i veprës dhe mbikqyrësi i saj.
- MAKINERI PAJISJE: kontrata e makineri pajisje (lista e makinerive, specifikimet, të noterizuara); çertifikatat e origjinës, zhdoganimet dhe dokumenta të tjera shoqëruese për makineritë dhe pajisjet; transfertat e pagesës së kontratës; inventarin e plotë të makineri dhe pajisje .
- LIDHJA ME SISTEMIN: projekti elektrik i lidhjes me sistemin ( + miratimi ne IQT); kontrata për ndërtimin e linjës elektrike; liçensa profesionale e mbikqyrësit të punimeve dhe kontrata e lidhur me të; raporti përfundimtar i mbikqyrësit; situacionet pjesore dhe përfundimatare (të firmosura nga sipërmarrësi, mbikqyrësi, investitori); kordinatat e shtyllave /kabllove të printuara dhe me CD në Excel.
- DOKUMENTACIONI I LIDHJES(vo: dokumentat janë gati nga proçedura e lidhjes): liçensa e ERE-s; kontrata për shitjen e energjisë; miratimi i lidhjes (nga “OST” ose “OSHEE”); kontrolli dhe marrja në dorëzim i linjës së lidhjes me sistemin nga “OST” ; kolaudimi i sistemit të matjes; proçes-verbali i instalimit të matësit.
- KOMISIONIMI: çertifikata e komisionimit /kolaudimit (firma kolaudatori dhe mbikqyrësi); raporti i kolaudatorit; raportet e testeve të komisionimit + testimet e fabrikës; testet e performancës ; projekti elektrik ass-build i hidroçentralit (kujdes: jo projekti i lidhjes me sistemin); manualet dhe pashaportat e makinerive dhe pajisjeve kryesore (patjeter : turbina, gjeneratori, trafot e fuqisë); manualet dhe pashaportat e gjithë makinerive dhe pajisjeve; manuali i operimit dhe shfrytëzimit (në shqip),
- SHFYTËZIMI: lista e punonjësve të shfrytëzimit (+organograma), librezat e sigurimit teknik të punonjësve; raporti shfrytëzimit dhe gjëndjes së strukturave të Hec-it; raporti i monitorimit mjedisor; orët e punës për secilin hidroagregat; përmbledhëse të remonteve dhe avarive kryesore; përmbledhëse të punimeve mirëmbajtëse.
- Rakordimet e prodhimit të energjise elektrike
- Faturat e shitjes së energjisë me tvsh.
- Dokumenta lidhur me korrespondenca shkresore me MIE, etj.
- Bilancet, pasqyrat financiare, shitje-blerje.
- FDP përfundimtare dhe analitike për çdo vit investimi shoqëruar me librin e blerjeve dhe shitjeve.
- Situacionet e punimeve të vulosura / firmosura sipas Udhëzimit Nr. 3, datë 15.02.2001 dhe Udhëzimit Nr.1, datë 16.6.2011 , “Për Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e Punimeve të Ndërtimit”.
- Deklaratat doganore për blerjet e pajisjeve të importuara nga jashtë.
- Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Preventivin sipas miratimit të projekt- zbatimit të miratuar nga Autoriteti Kontraktor (vulosur)
- Preventivin faktik nëse ka tejkalim investimi të firmosur me shtesë kontrate dhe të miratuar nga Autoriteti Kontraktor
Hapat e Proçedurës:
- Dërgimi kontratës nga MIE.
- Dërgimi i projektzbatimit, vulosur nga MIE/Oponenca Teknike (bashkëlidhur relacioni i Oponencës Teknike të projekt-zbatimit
- Monitorimi i përmbushjessë detyrimeve ligjore të shoqërive që lidhen me aplikimet dhe pajisjen me Lejet e Nevojshme për fillimin e Punimeve sipas afateve të përcaktuara në kontratë për kohën e aplikimit dhe pajisjen me Lejet e Nevojshme.
- Monitorimi i Raportimitperiodik 3 mujor sipas detyrimit kontraktual nga shoqëritë që në momentin që ato janë pajisur me kontratë koncesioni (apo marrëveshje jo koncesioni, Hec-et nën 2MGW)
- Monitorimi në terren çdo tre muaj sipas përcaktimit kontraktual ose praktikave të veçanta që përcakton AKBN, që nga momenti i fillimit të punimeve deri në vënien në punë të Hec/it/eve
- Komunikimi periodikme shoqëritë “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” dhe në veçanti vënia në dispozicion e akteve të monitorimit në terren pas kryerjes së monitorimit, duke e njohur me problematikat e konstatuara në terren apo dokumentacion.
- Hartimi i Raportevetre mujore të monitorimit sipas detyrimit kontraktual dhe Detyrimit për të Raportuar pranë Autoritetit Kontraktor (MIE) i shoqëruar me propozimet përkatëse për amendime kontratash, propozime penalitetesh për shoqeritë, ndihmesën ndaj tyre për thjeshtëzimin e proçedurave dhe ndihmësen në shkurtimin e kohës në marrëdhënie me institucionet e tjera etj.
- Proçesi i Vlerësimit të Investimit për Hec-et që kanë kaluar në fazën e prodhimit të energjisë sipas VKM-së Nr. 332 datë 6.6.2018 .
- Monitorimi i fazës së prodhimit të Hec-eve sipas VKM – së Nr. 332 datë 6.6.2018 .
Periudha e vlefshmërisë:
Sipas kontratës koncesionare