Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Auditimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure, Drejtoria Ekonomike.
Kriteret e pranimit:
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik;
-Të ketë mbaruar Master në fushën e Ekonomisë, Financës dhe Operacioneve Hidrokarbure, përbën avantazh;
-Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike,të Office (Word dhe Excel);
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Të ketë eksperiencë pune të paktën mbi 3 vite (përbën avantazh eksperienca në sektorin e financës);
-Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë:
-Auditimin lidhur me të ardhurat dhe kostot hidrokarbure për efekt të çertifikimit të siguracioneve të mbulimit të kostove të raportuara pranë AKBN-së, në përputhje me përcaktimet në Kontrata me Ndarje Prodhimi, Marrëveshje dhe Licencë Marrëveshjeve Hidrokarbure.
-Trajton objeksionet e kryera nga AKBN dhe pretendimet e kompanive hidrokarbure për proceset e auditimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
-Curriculum Vitae (CV);
-Fotokopje të librezës së punës;
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së, www.akbn.gov.al. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.