Njoftim për shoqëritë koncesionare të HEC-eve
Në kuadër të masave parandaluese të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19, AKBN – Drejtoria e Monitorimit të HEC-eve njofton të gjitha shoqëritë koncesionare të cilat janë subjekt monitorimi, se:
- Ka pezulluar planin e monitorimit për vitin 2020, deri në një njoftim tjetër;
- Ka pezulluar shqyrtimin e raportimeve tuaja periodike, si detyrim kontraktual;
- Ka pezulluar shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesave të adresuara në AKBN;
- Raportimet periodike sipas detyrimeve kontraktuale do të vijojnë të bëhen nga ana Juaj nëpërmjet faqes elektronike zyrtare të AKBN-së ose me postë.
- Të gjitha praktikat e dorëzuara nga ana Juaj gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohen/trajtohen/marrin përgjigje në një kohë të dytë sipas njoftimeve përkatëse të autoriteteve për ndryshimin/lehtësimin e masave shtrënguese për parandalimin e Covid-19 në Shqipëri.