Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (në vijim AKBN), njofton të gjithë subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare/ mbajtëse të miratimit në fushën hidroenergjitike, shoqëritë mbajtëse të miratimit për impiantet e energjisë së rinovueshme (përveç Hec-eve) se:
Është miratuar VKM Nr. 506, datë 1.8.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 547, datë 9.8.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” i ndryshuar“, e cila është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 141, datë 8.8.2024 dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare (pra datë 8.8.2024).
Referuar anekseve bashkëlidhur VKM-së Nr. 506, datë 1.8.2024, njoftojmë se për shërbimet të cilat do të ofrohen nga AKBN në zbatim të ndryshimeve ligjore:
Bashkëlidhur do të gjeni VKM NR.506 datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” të ndryshuar”.
Lutemi në vëmendjen Tuaj, për njohje dhe zbatim të VKM-së sipërcituar.