Njoftim për konsulent të jashtëm për Drejtorinë Hidrokarbure
AKBN, Drejtoria Hidrokarbure kërkon një Konsulent të Jashtëm me ekspertizë në fushën e gjeologjisë, gjeofizikës, vlerësimit të rezervave, etj.
Kriteret që duhet të përmbushë Konsulenti, janë si më poshtë vijon:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologji-Minierave;
- Të ketë kryer punime/studime në fushën e kërkimit të naftës e të gazit;
- Të ketë tituj shkencor në fushën gjeologo-gjeofizike;
- Të ketë të paktën 15 vite eksperiencë pune në industrinë e naftës;
- Të ketë njohuri mbi Marrëveshjet Hidrokarbure;
- Të ketë ekspertizë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve brenda dhe jashtë vendit;
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet, si më poshtë:
- Curriculum Vitae (CV) personale;
- Deklaratë personale për përmbushjen e kritereve dhe angazhimin për kryerjen e funksionit si Konsulent i Jashtëm.
Dokumentet duhet të dorëzohen 2 (dy) ditë pas publikimit të njoftimit në faqen zyrtare, deri në orën 10:00, në AKBN, pranë zyrës së Protokollit.