Pas ndërprerjes së përkohshme të mbledhjeve të Këshillit Teknik dhe të Komisionit të Miratimit të Planeve Vjetore të Punës për shkak të masave dhe luftës kundër përhapjes së koronavirusit (Covid-19), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore njofton të gjitha Subjektet Minerare se ka rifilluar puna në terren për akt-verifikimet dhe mbikqyrjen e aktivitetit minerar në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Pas përfundimit të akt-verifikimeve do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Teknik. Ndërsa puna e Komisionit të Miratimit të Planeve Vjetore të Punës për vitin 2020-2021 do të rifillojë normalisht nga data 08.06.2020.