Në vijim të detyrave që kanë subjektet e pajisura me leje minerare, në zbatim të Ligjit Nr 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, veçanërisht të Urdhrit të Ministrit 201, datë 20.6.2016, “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimorë”, (Urdhëri nr. 202 për mineralet metalorë), në zbatim të këtij urdhëri, i rikujtojmë subjektet minerare që të respektojnë afatin kohor për vetdeklarimet online. Afati i vetdeklarimeve për tremujorin e tretë të vitit 2017 është nga data 1-15 Tetor 2017.
Për çdo paqartësi dhe informacion të nevojshëm, subjektet janë të lutur të kontaktojnë specialistët e Sektorit të Procedurave, Statistikës, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS të Drejtorisë Minerare, në adresën elektronike si më poshtë:
b.shushku@akbn.gov.al 0672051841