Mbi marrjen e masave për parandalimin e përhapjese së infeksionit të shkaktuar nga “COVID -19”
Në kuadër të masave dhe luftës kundër përhapjes së koronavirusit (Covid-19), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore njofton të gjitha Subjektet Minerare se ka ndërprerë mbledhjet e Këshillit Teknik dhe të Komisionit të Miratimeve të Planeve Vjetore të Punës.
Sqarojmë se, deklarimet tremujore dhe aplikimet për Planet Vjetore do të bëhen online në Programin RevZone ose me anë të postës në Adresën e AKBN-së.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.