Në kuadrin e implementimit të projekteve me financim të huaj, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën ftesë për tender për adaptimin e MASAVE TË INTEGRUARA TË EFICIENCËS SË ENERGJISË në shkollën “KOTO HOXHI” – Bashkia Gjirokastër – SHQIPËRI, me ndihmë financiare nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar “INTERREG IPA II Greqi – Shqipëri 2014-2020”.
Dosja e tenderit vihet në dispozicion pranë AKBN-së në portalin (http://www.akbn.gov.al/category/energjite-e-rinovueshme-projektet/), Blloku “Vasil Shanto” Tiranë ; botuar në shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE (TED eTendering), si dhe në portalin F&T: https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave të tenderit është data 9.08.2021 ora 12.00 sipas orës lokale. Informacionet ose sqarimet/pyetjet e mundshme shtesë do të publikohen në portalin TED (eTendering) F&T (http://www.akbn.gov.al/category/energjite-e-rinovueshme-projektet/ ).