Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Mbikqyrjes së Shfrytëzimit Racional të Mineraleve Metalorë në Drejtorinë Minerare.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, profili Markshajdër;
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike të përpilimit të hartave dhe hedhjeve të të dhënave në programet inxhinierike dhe autocad civil 2D 3D, të çertifikuara.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet;
Detyrat kryesore që do të kryejë:
- Merr pjesë në hartimin, realizimin dhe zbatimin e detyrave të sektorit, programet vjetore dhe periodike të punës për mbikqyrjen e aktivitetit minerar në zonën krombajtëse të qarqeve Dibër-Kukës.
- Mbikqyr jo më pak se dy herë në vit, dhe me urdhër nga drejtuesit e AKBN, MIE, KM, subjektet dhe objektet që ka në patronazh.Mban dokumentacionin mbi vetdeklarimet on-line dhe me protokoll të subjekteve që ka në patronazh.
- Në fund të mbikqyrjes të një objekti minerar, miniere apo karriere, harton me shkrim akt konstatimin, dhe ja vë në dispozicion Shefit të Sektorit e më lart sipas problematikave.
- Merr pjesë me grup pune në zgjidhjen e ankesave apo konflikteve midis subjekteve, apo midis subjekteve dhe komuniteteve ose pushtetit vendor.
- Merr pjesë në kryerjen e oponencave të projekteve dhe studimeve të cilët janë hartuar nga studio apo dhe nga Specialistë të Drejtorisë Minerare në AKBN.
- Për shkeljet që konstatohen gjatë mbikqyrjes dhe moszbatimit të kuadrit ligjor për vetdeklarimet etj, përgatit dhe propozon masa administrative për subjektet përgjegjës.
- Respekton të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punësimit me punëdhënësin.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.