Në bazë nenit 26, kreut të VI-të të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, po hedhim në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, njoftimin për vend të lirë pune, si më poshtë:
Specialist në Drejtorinë Hidroenergjetike
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të ketë eksperiencë pune
Të njohë programet kompjuterike
Të njohë mirë Gjuhën Angleze apo ndonjë gjuhë tjetër
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje e diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (CV)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike.