Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Procedurave Statistike, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologji-Miniera, profili Gjeoinxhinieri.
- Të ketë mbaruar nivelin Master Shkencor në Fakultetin Gjeologji Miniera, profili Gjeomatik.
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të përpilimit të hartave dhe hedhjeve të të dhënave në programet inxhinierike, GIS, Micromine dhe Autocad.
- Të njohë gjuhë të huaj, përbën avantazh.
- Të ketë eksperiencë pune në zyrë dhe terren.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.