Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Mbikëqyrjes së Shfrytëzimit Racional të Mineraleve Metalore në Drejtorinë Minerare.
Kriteret e pranimit:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji dhe Minierave, profili Inxhinier Pasurimi;
Të njohë programet bazë kompjuterike;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë eksperiencë pune të paktën 3 vite;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
Fotokopje të librezës së punës;
Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.