Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist Inxhinier Ndërtimi , në Sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në Drejtorinë e Monitorimit të Hidrocentraleve.
Kriteret e pranimit:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word dhe Excel) AutoCad 2D;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite,përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë:
- Përgatitja për monitorimin duke përfshirë njohjen me kontrollet e mëparshme, njohja me projekt zbatimin e miratuar, afatet e përcaktuara për fillimin dhe vënien në punë të objekteve sipas kontratës së koncesionit dhe Lejes së Ndërtimit, si dhe çdo problematikë në lidhje me kontratën që do të monitorohet.
- Përgatit dokumentacionin teknik për çdo praktikë të sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit.
- Merr në ngarkim trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespodencave me institucionet e tjera, shoqëritë koncesionare apo komunitetin që i caktohen nga Shefi i Sektorit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të librezës së punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.