Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist në Sektorin e Licencë-Marrëveshjeve Hidrokarbure në Kërkim dhe Vlerësim në Drejtorinë Hidrokarbure.
Kriteret për Specialist Inxhinier Naftë-Gaz:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave,në degën naftë-gaz;
Të ketë përfunduar Master Shkencor në profilin naftë-gaz me rezultate të mira;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze të çertifikuara;
Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word,Excel,Outlook),Autocad;
Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit
Eksperienca në punë përbën avantazh;
Detyrat kryesore që do të kryejë:
Sistemon, përpunon dhe organizon informacionin periodik që dërgojnë kompanitë që janë në Marrëveshje Hidrokarbure;
Harton dhe përgatit shkresa dhe letra në përgjigje të korrenspodencës zyrtare me institucionet qendrore dhe kompanitë që janë në Marrëveshje Hidrokarbure;
Ndjek zbatimin e operacioneve hidrokarbure në terren (operacionet e shpimit,punimet sizmike,operacionet e ndryshme gjeologo-gjeofizike), që kryhen për realizimin e projekteve të miratuara.
Merr pjesë në grupe pune që ngrihen nga AKBN ose nga Ministria e varësisë.
Bashkëpunon me specialistët e tjerë brenda Sektorit dhe Drejtorisë si dhe me specialistët e tjerë të niveleve të ngjashme në AKBN për realizimin dhe zbatimin në afat të detyrave të ngarkuara.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
Fotokopje të librezës së punës;
Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.