Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant Specialist Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik, në Sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në Drejtorinë e Monitorimit të Hidrocentraleve.
Kriteret e pranimit:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës;
Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fushën e ndërtimit.Preferohen kandidatët që kanë experiencë në ndërtimin e objekteve apo veprave publike të cilët e njohin mirë bazën dokumentare të objekteve;
Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office (Word dhe Excel,) AutoCad 2D;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Mosha të jetë deri në 40 vjeç;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik:
Përgatitja për monitorimin duke përfshirë njohjen me kontrollet e mëparshme, njohja me projekt zbatimin e miratuar, afatet e përcaktuara për fillimin dhe vënien në punë të objekteve sipas kontratës së koncesionit dhe lejes së ndërtimit, si dhe çdo problematikë në lidhje me kontratën që do të monitorohet;
Përgatit dokumentacionin teknik për çdo praktikë të sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit;
Merr në ngarkim trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespodencave me institucionet e tjera, shoqeritë koncesionare apo komunitetin, që i caktohen nga Shefi i Sektorit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
Curriculum Vitae (CV);
Fotokopje të librezës së punës;
Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.