Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Specialist Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik, në Sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në Drejtorinë e Monitorimit të HEC-eve.
Kriteret :
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit,ose Inxhinierisë Hidroteknike ;
- Të ketë mbi tre vite eksperiencë pune në fushën e ndërtimit.Preferohen kandidatët që kanë eksperiencë në ndërtimin e objekteve apo veprave publike të cilët e njohin mirë bazën dokumentare të objekteve.
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word,Excel,), Autocad 2D;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti Inxhinier Ndërtimi/Hidroteknik:
- Përgatitja për monitorimin duke përfshirë njohjen me kontrollet e mëparshme, njohja me projekt zbatimin e miratuar, afatet e përcaktuara për fillimin dhe vënien në punë të objekteve sipas kontratës së koncesionit dhe Lejes së Ndërtimit, si dhe cdo problematikë në lidhje me kontratën që do të monitorohet.
- Përgatit dokumentacionin teknik për cdo praktikë të sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit.
- Merr në ngarkim trajtimin e problematikave,ankesave apo korrespodencave me institucionet e tjera,shoqëritë koncesionare apo komunitetin,që i caktohen nga Shefi i Sektorit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar);
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të Librezës së Punës;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme;
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.