Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Shef Sektori në Sektorin e Monitorimit dhe Ҫertifikimit të Investimeve në Drejtorinë e Monitorimit të HEC-eve.
Kriteret për Shef Sektori:
-Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Juridik/Ekonomik/Ndërtim për shkak të vetë natyrës së punës që do të kryhet në sektor.
-Të ketë mbi tre vjet eksperiencë pune.
-Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office(word
dhe exel,) AutoCad 2D.
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
-Eksperienca e mëparshme në sektorin publik përbën avantazh.
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Shefi i Sektorit të Monitorimit dhe Ҫertifikimit të Investimeve në Drejtorinë e Monitorimit të HEC-eve:
a. Organizon dhe mbikqyr punën në Sektor që lidhet me monitorimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale për kontratat koncensionare dhe jo vetëm, për realizimin e investimeve sipas kontratës.
b. Në zbatim të planit të monitorimit të kontratave koncesionare të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv, cakton Specialistin e Sektorit i cili do të jetë pjesë e grupit/eve të monitorimit në terren për ato HEC –e që ndodhen në fazën e ndërtimit dhe prodhimit;
c. Organizon punën dhe udhëzon Specialistët për draftimin e raportit të realizimit të investimeve për HEC-et të cilat janë në fazën e shfrytëzimit.
d. Organizon dhe ndjek punën e Specialistëve sipas detyrave që ata kanë duke bërë sugjerimet përkatëse për përmirësimin e punës dhe vërejtjet përkatëse
e. Përcakton kontratat koncesionare që do të monitorohen nga çdo Specialist i Sektorit që drejton.
f. Organizon përgatitjen e raporteve tremujor financiar të monitorimit të detajuara nga Specialistët, bazuar në rregulloren e Drejtorisë ku përcaktohet qartë mënyra e hartimit të raporteve tremujore dhe elementet që evidentohen mbi zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe legjislacionit në fuqi për çdo shoqëri koncesionare.
g. Raporton lidhur me planet dhe realizimet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
h. Përgatit plan-buxhetin e Sektorit për vitin pasardhës;
i. Merr pjesë në komisione dhe grupe pune të ngritura nga Autoriteti Kontraktor.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar)
-Curriculum Vitae (Cv)
-Fotokopje të librezës së punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .