Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant – Shef Sektori në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
1- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Juridik/ Ekonomik;
2- Të ketë mbi 3 vite punë eksperiencë;
3- Të ketë Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (excel, office word, power point);
4- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
5- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
6- Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe delegimin e punës.
Detyrat kryesore që do të kryejë Shefi i Sektorit të Burimeve Njerëzore:
a. Drejton të gjithë punën e sektorit dhe përgjigjet për cilësinë e saj në sektorin që ai drejton;
b. Menaxhon burimet njerëzore të sektorit;
c. Ndan detyrat dhe përgjegjësitë ndërmjet specialistëve të sektorit;
d. Monitoron punën e specialistëve të sektorit;
e. Tregon kujdes të veçantë në respektimin e afateve dhe të Procedurave për kryerjen e punës së sektorit;
f. Jep kontribut në përcaktimin e detyrave dhe funksioneve të specialistëve të sektorit dhe formalizimit të tyre në përshkrimin e punës si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar në përputhje me Përshkrimet e Punës.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuar)
-Curriculum Vitae (Cv)
-Fotokopje të Librezës së Punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .