Bazuar në Rregulloren e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, kreu VI, Neni 26, “Për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së”, njoftojmë shpalljen për vendin vakant me kriteret përkatëse sipas pozicionit të punës, si më poshtë:
Specialist në Drejtorinë Hidroenergjetike
Kriteret:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Hidroteknik/Mjedis)
• Të ketë eksperience pune (minimumi 2-3 vjet )
• Të njohë programet bazë kompjuterike (preferohet programet inxhinierike)
• Të njohë mirë Gjuhën Angleze apo ndonjë gjuhe tjetër.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
• Curriculum Vitae (CV)
• Fotokopje të librezës së punës
• Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.