Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Tre (3) pozicione vakante :
Specialist në Sektorin e Monitorimit Minerar në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologji – Minierave, në degën Inxhinier Miniere/ Gjeomatik;
- Të ketë mundësi të kryejë shërbime jashtë zonës së banimit;
- Eksperienca përbën avantazh;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, GIS;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë në Sektorin e Monitorimit Minerar:
- Merr pjesë në hartimin, realizimin dhe zbatimin e detyrave të Sektorit, programet vjetore dhe periodike të punës për monitorimin e aktivitetit minerar;
- Bashkëpunon me Specialistët e tjerë të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara, deri në hartimin e raportit periodik të monitorimit;
- Monitoron jo më pak se dy herë në vit dhe me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, subjektet dhe objektet që ka në ngarkim;
- Mban dokumentacionin mbi vetëdeklarimet on line dhe me protokoll të subjekteve që ka në ngarkim;
- Merr pjesë në monitorimin e objekteve minerare që ka në ngarkim apo dhe të subjekteve të tjerë, me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, për të kontrolluar zbatimin e projekteve të hapjes, të përgatitjes, shfrytëzimit, përpunimit dhe treguesit e prodhimit, perpunimit(për minierat nëntokësore: respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, zonat e rrezikshme, largimin e ujrave nga miniera, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit dhe mënyrën e ajrimit, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes, përgatitjes, armatimin, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, perspektivën e minierës etj);
- Për karrierat, ndjek respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes dhe përgatitjes, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit, koeficientin e zbulimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, sheshet e punës, këndin e pjerrësisë së shkallës, lartësinë e shkallës, rehabilitimin dhe rehabilitimin progresiv, perspektivën e karrierës etj;
- Në pwrfundim të mbikëqyrjes së një objekti minerar, minierë apo karrierë, harton me shkrim, akt konstatimin, dhe ja vë në dispozicion Shefit të Sektorit e më lart sipas problematikave;
- Merr pjesë në grupe pune për zgjidhjen e ankesave apo konflikteve midis subjekteve apo midis subjekteve dhe komuniteteve apo pushtetit vendor;
- Merr pjesë në kryerjen e oponencave të projekteve dhe studimeve të cilët janë hartuar nga studio apo dhe nga Specialistë të Drejtorisë Minerare në AKBN;
- Merr pjesë në promovimin e vendburimeve të reja të mineraleve;
- Grumbullon të dhëna për lejet minerare ,prodhimin, përpunimin, për t’i përdorur në përditësimin e të dhënave në materiale promovuese;
- Kontrollon zbatimin e planit të investimeve dhe rehabilitimit në përputhje me garancitë e miratuara dhe propozon masa në rastet e moszbatimit të tyre;
- Për shkeljet që konstatohen gjatë mbikëqyrjes dhe moszbatimit të kuadrit ligjor për vetëdeklarimet etj, përgatit dhe propozon masa administrative për subjektet përgjegjës.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga data e shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .