Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e IT-së dhe Digjitalizimit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Informatikë/Inxhinieri Elektronike/Inxhinieri Informatike/Informatikë Ekonomike, etj.;
- Eksperienca përbën avantazh;
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën, sistemet e operimit, active directory, etj.;
- Njohuri bazë në mirëmbajten e një website;
- Njohuri bazë mbi backup;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në IT-së dhe Digjitalizimit;
- Instalimin e software-ve të ndryshme;
- Mirëmbajtjen e software-it të AKBN-së;
- Mirëmbajtjen e llogarive të përdoruesve;
- Konfigurimin e Email-it të brendshëm të AKBN-së;
- Përmbush detyra të ndryshme që dalin gjatë punës sipas udhëzimeve të Shefit të Sektorit të IT;
- Suportin teknik të website-it zyrtar të institucionit;
- Back-up i sistemeve dhe të dhënave digjitale të institucionit;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .