Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e Laboratorit Minerar të Pasurimit në Drejtorinë Minerare.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin Kimi;
- Eksperienca përbën avantazh;
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, të Office Word, Excel;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Laboratorit Minerar të Pasurimit:
- Analizon në mënyrë korrekte dhe me cilësi mostra të ndryshme, bazuar në metodat standarde (përgatit, peshon, realizon analizat);
- Siguron dhe ruan nivel sa më të lartë në lidhje me efikasitetin teknik dhe ekspertizën;
- Është përgjegjës për teknika të caktuara analitike, për kryerjen e analizave fiziko-kimike të mostrave të ndryshme, që vijnë në laborator;
- Ndihmon, së bashku me financierët përkatës, për llogaritjen e kostove të analizave të reja;
- Mban kërkesat periodike për mjetet ndihmëse;
- Mban dokumentacion të rregullt për teknikat dhe për rezultatet e analizave;
- Mban përgjegjësi për përpunimin e mostrave:
- Mban raport analizën në funksion të rezultateve;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .