Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Shef Sektori në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Juridik/Gazetari;
- Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë në punë;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi, delegimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Shefi i Sektorit, në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
- Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
- Raporton lidhur me planet dhe realizimet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
- Bashkërendon punën për hartimin e Plan Buxhetit të Sektorit;
- Koordinimin e punës me Specialistët për mbajtjen e bazës së të dhënave;
- Promovon punën e Agjencisë për burimet natyrore në Shqipëri;
- Në bashkëpunim, harton dokumentacionin përkatës për pjesëmarrje dhe organizime në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Siguron trajtimin në kohë dhe sipas dispozitave ligjore në fuqi të ankesave dhe kërkesave;
- Organizon punën në Sektor për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për trajnimet, shërbimet zyrtare, etj.;
- Përgatit vlerësime, parashikime, përgjithësime dhe analiza në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me jashtë;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .