Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e Procedurave, Raportimit dhe Analizës në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Ekonomik /Inxhinieri;
- Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune, preferohet në institucione Shtetërore;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialist në Sektorin e Procedurave, Raportimit dhe Analizës në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme:
- Merr pjesë në mbledhjet e OT, në cilësinë e sekretarit të OT, ku përfshihet
- Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e mbledhjes;
- Mbajtja e proces-verbalit të mbledhjeve të OT;
- Krijimin e sistemit të të dhënave statistikore;
- Bashkëpunon me Specialistin e Parë për trajtimin e shkresave ose detyrave të lëna nga Shefi Sektorit;
- Bashkëpunon më Sektorët e tjerë të Drejtorisë në rast nevoje dhe kërkese;
- Merr në dorëzim dosjete studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të zbatimit;
- Kontrollon dhe inventarizon dosjete studimeve dhe projekteve të zbatimit në Sektor.
- Dorëzon dosjet e projekteve (pas përfundimit të OT-së) pranë MIE-es apo Sektorit të Monitorimit sipas formularit të inventarizimit;
- Sistemimin e dosjeve gjatë dhe pas mbledhjeve të OT-së;
- Përditëson arkivën e Sektorit të Procedurave, Raportimit dhe Analizës;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .