Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinjer Elektrik/Inxhinier Hidroteknik;
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturës;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Të ketë mbi tre vite eksperiencë.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
- Përgjegjësinë mbi monitorimin e përmbushjes së detyrimeve nga shoqëritë;
- Merr pjesë në hartimin e Certifikatës Vjetore të Monitorimit;
- Studimi i kontratave për të cilat është përgjegjës (të caktuar nga Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit) dhe hartimi i inventarit tip për secilën kontratë;
- Perditeson të dhënat për çdo dosje që ka në ngarkim;
- Bashkëpunon me Specialistin Ing.Topograf të Sektorit në hartimin e relacionit topografik të monitorimit në terren të impiantit i cili përmban kuotat dhe koordinatat e cdo nënvepre të impiantit;
- Bashkëpunon me Specialist Juristin të caktuar, për hartimin e shkresave “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” dhe për hartimin e raporteve 3 mujorë tekniko – ligjor të monitorimit apo në trajtimin e problematikave të caktuara që mund ti delegohen nga Shefi i Sektorit për trajtim;
- Merr pjesë në planet mujore dhe vjetore duke evidentuar me shkrim problematikat;
- Përgatitja për monitorimin duke përfshirë njohjen me kontrollet e mëparshme;
- Në bashkëpunim me specialist Juristin dhe inxhinierin Elektrik, përgatit kërkesat për shoqëritë në lidhje me “dokumetacionin e nevojshëm tekniko – ligjor” në bazë të detyrimeve kontraktuale dhe ligjeve në fuqi;
- Shprehet lidhur me dokumentacionin teknik të shoqërisë duke iu referuar ligjeve dhe rregullave në fuqi;
- Evidentimi mujor me shkrim ose e-mail (Shefit të Sektorit) i problematikave të kontratave të ndryshme që ka shqyrtuar apo monitoruar, ku përmbledh problemet si dhe jep sugjerime për kapërcimin e problemeve.
- Përgatit dokumentacionin teknik për çdo praktikë të sektorit që ka në ngarkim dhe i ngarkohet nga Shefi i Sektorit;
- Merr në ngarkim trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespondencave me institucionet e tjera , shoqëritë apo komunitetin , që i caktohen nga Shefi i Sektorit;
- Monitoron në terren dhe evidenton;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .