Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Shef Sektori në Sektorin e IT-së dhe Digjitalizimit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Informatike/Informatikë Ekonomike, etj.;
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën, sistemet e operimit, active directory, etj.;
- Njohuri bazë në mirëmbajten e një websit;
- Njohuri bazë mbi backup;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në IT-së dhe Digjitalizimit;
- Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
- Raporton lidhur me planet dhe realizimiet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
- Bashkërendon dhe bashkëpunon dhe me Sektorët e tjerë të Drejtorisë;
- Ndjek zbatimin e të gjithë programeve të punës së sektorit;
- Bën analizën periodike e vjetore të punës së sektorit të IT ;
- Përgjigjet për realizimin në afat të detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori Ekzekutiv si dhe bashkërendon punën me Sektorët e tjerë brenda Drejtorisë dhe me drejtoritë e tjera të AKBN në zbatim të këtyre detyrave;
- Drejton zhvillimin, implementimin dhe administrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit;
- Drejton dhe menaxhon të gjitha projektet e digjitalizimit në AKBN;
- Përcakton proçedurat operative të rrjetit;
- Propozon kriteret teknike të pajisjeve elektronike të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit në AKBN;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të AKBN-së.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .