Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Drejtor, në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën /Juridik;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira drejtuese, organizative, delegimi, dhe komunikimi të punës në grup;
- Eksperienca mbi 5 vjet përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtori, në Drejtorinë Ligjore:
- Organizon dhe drejton veprimtarinë e Drejtorisë në varësi dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv;
- Informon Drejtorin Ekzekutiv periodikisht dhe sa herë që i kërkohet mbi realizimin e detyrave të drejtorise;
- Në bashkëpunim me Shefat e Sektorëve harton programin vjetor të punës së Drejtorisë dhe plan-buxhetin;
- Bashkërendon dhe mbikëqyr punën e Sektorëve të varësisë, lidhur me zbatimin dhe realizimin e programit të punës, që ata kanë;
- Zhvillon mbledhje me Personelin në varësi dhe evidenton e jep zgjidhje problematikave të ndryshme;
- Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së Punonjësve, si dhe zbaton sistemin e vlerësimit vjetor të Specialistëve të Sektorëve të tij;
- Shpërndan detyrat dhe punën, shefave të sektorit dhe specialistëve dhe kërkon realizimin e tyre me përgjegjshmëri dhe në afat, si dhe bashkërendon punën me strukturat e brendshme të AKBN-së me qëllim përmbushjen e detyrave të ngarkuara;
- Merr pjesë në grupe pune, grupe kontrolli, komisione për realizimin e procedurave ligjore dhe zgjidhje të problemeve të ndryshme, me urdhër të Drejtorit Ekzekutiv;
- Me autorizim te Drejtorit Ekzekutiv, konsultohet dhe bashkëpunon me Ministrinë e linjës apo/dhe institucione të tjera gjatë procedurave për ndërhyrjet në legjislacion dhe marrjen e iniciativave legjislative në fushën e burimeve natyrore;
- Mban kontakte me konsulentë të jashtëm ligjor sipas tagrave të dhëna me autorizim nga titullari i institucionit;
- Shqyrton ligjshmërinë e akteve të propozuara nga Drejtoritë përkatëse më qëllim rregullimin e aspekteve të vecanta gjatë realizimit të detyrave;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .