Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Specialist në Sektorin e Monitorimit Minerar, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Juridik;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Të ketë mbi pesë vite eksperiencë.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit Minerar, në Drejtorinë e Monitorimit.
- Jep opinione ligjore mbi problematikat e dala gjatë kontrollit dhe monitorimit të objekteve minerare, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në fushën minerare;
- Me autorizim të Drejtorit Ekzekutiv merr pjesë në proçese gjyqësore, për problematikat e lindura gjatë monitorimit të subjekteve minerare së bashku me përfaqësuesit specialistë të sektorit të monitorimit minerar.
- Merr pjesë në monitorime dhe kontrolle, të përcaktuara në dispozitat ligjore që veprojnë në fushën minerare, Për shkeljet e kuadrit ligjor minerar dhe për shkeljet e konstatuara gjatë mbikëqyrjes dhe monitorimit, përgatit e propozon masat administrative përkatëse sipas legjislacionit në fuqi;
- Përgjigjet dhe zbaton në afat detyrat e ngarkuara nga eprorët përkatës dhe informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve të marra në ngarkim;
- Merr pjesë në hartimin, realizimin dhe zbatimin e detyrave të Sektorit, programet vjetore dhe periodike të punës për monitorimin e aktivitetit minerar;
- Bashkëpunon me Specialistët e tjerë të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara nga ana ligjore, deri në hartimin e raportit periodik të monitorimit;
- Merr pjesë në grupe pune për zgjidhjen e ankesave apo konflikteve midis subjekteve apo midis subjekteve dhe komuniteteve apo pushtetit vendor;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .