Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Drejtor, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën /Juridik/Ekonomik;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira drejtuese, organizative, delegimi, dhe komunikimi të punës në grup;
- Eksperienca mbi 5 vjet përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtori, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse:
- Organizon dhe drejton veprimtarinë e Drejtorisë në varësi dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv;
- Informon Drejtorin Ekzekutiv periodikisht dhe sa herë që i kërkohet mbi realizimin e detyrave të drejtorisë;
- Në bashkëpunim me Shefat e Sektorëve harton programin vjetor të punës së Drejtorisë dhe plan-buxhetin;
- Bashkërendon dhe mbikëqyr punën e Sektorëve të varësisë, lidhur me zbatimin dhe realizimin e programit të punës, që ata kanë;
- Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së Punonjësve, si dhe zbaton sistemin e vlerësimit vjetor të Specialistëve të Sektorëve të tij;
- Përgatit materiale dhe informacione mbi punën që kryen Drejtoria ose pjesë të veçanta të saj, sipas specifikës dhe i raporton Drejtorit Ekzekutiv dhe Këshillit Drejtues, kur kërkohet nga këta të fundit;
- Propozon tek Drejtori Ekzekutiv marrjen e masave disiplinore për rastet e shkeljes së disiplinës dhe etikës në institucion, si dhe raste të tjera, të përcaktuara nga legjislacioni i punës dhe nga Statut-rregullorja e funksionimit të AKBN-së;
- Propozon për miratim tek Drejtori Ekzekutiv përmirësimin dhe ndjekjen e rregullave dhe procedurave të pranimit, fillimit dhe mbarimit të marrëdhënieve të punës së personelit në AKBN;
- Bashkërendon punën për zhvillimin e strategjisë së planifikimit të Burimeve Njerëzore, dhe monitoron progresin dhe produktivitetin e punonjësve të AKBN-së;
- Koordinon dhe kontrollon punën e sektorëve të varësisë sipas detyrave të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme dhe në Urdhra të posaçëm të Titullarit të AKBN-së;
- Sugjeron tek Drejtori Ekzekutiv ndryshime apo përmirësime në rregulloren e brendshme të AKBN-së në lidhje me disiplinën dhe etikën e punonjësve;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae (në gjuhën shqipe);
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .