Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Një (1) pozicion vakant– Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë profili Juridik;
- Të ketë njohuri bazë mbi legjislacionin në fuqi;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Te ketë mbi tre vite eksperiencë.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
- Përgjegjësinë mbi monitorimin ligjor të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga shoqëritë;
- Në bashkëpunim me stafin teknik harton “inventarin tip” të dosjeve të impianteve të burimeve të rinovueshme lidhur me dokumentacionin ligjor/teknik që disponohet në Sektor dhe atë që mungon;
- Në bashkëpunim me Specialistët e tjerë të Sektorit , harton shkresat “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” të shoqërivenë të cilat listohet për dokumentacionin ligjorqë duhet ti kërkohet Shoqërive dhe interpreton afatet e kontratës që lidhen me pajisjen me Lejet e nevojshme, afatin e fillimit të punimeve, afatin e vënies në punë të impiantit, sigurimet përkatëse (sigurim kontrate, sigurim në ndërtim dhe sigurim ndaj palëve të treta) gjatë fazës së ndërtimit të impiantit;
- Trajton problematikat ligjore e shkresave të ndryshme që i ngarkohen lidhur me ecurinë e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga shoqëritë, problematika dhe çështje të ndryshme që vijnë nga Autoriteti Kontraktor dhe institucione të treta, të cilat kanë nevojë për interpretim juridik;
- Bashkëpunon me Sektorët e tjerë të Drejtorisë dhe Drejtorivete tjera të Agjencisëper realizimin e detyrave të përbashkëta që lidhen me çështjet ligjore;
- Merr në dorëzim çdo kontratë dhe vijon plotësimin e tyre me dokumentacionin përkatës të dorëzuar në vazhdimësi nga shoqëritë në zbatim të kërkesave “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale”;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .