Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti, në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
- Punon për zbatimin e detyrave të ngarkuara sipas specifikës së punës që mbulon Sektori, në të cilin bën pjesë, si dhe për arritjen objektivave përkatës;
- Mban përgjegjësi për realizimin e detyrave me cilësi, saktësi dhe në afatet e caktuara;
- Evidenton në kohë ankesat apo kërkesat e ardhura në emai-lin zyrtar dhe në zyrën e protokollit, të AKBN-së të depozituara nga individë dhe subjekte juridike, për çështje teknike apo problematika të tjera që kanë lidhje më fushat ku ushtron aktivitetin AKBN.
- Komunikon dhe bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme, me sektorët teknikë dhe sektorët mbështetës në AKBN, për koordinimin dhe trajtimin e problematikës në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi, të ardhur nëpërmjet ankesave apo kërkesave me qëllim qasjen transparente në marrëdhënie me publikun.
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të sektorit, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
- Ndihmon në hartimin e programit vjetor të punës së Sektorit;
- Me miratim të Drejtorit Ekzekutiv, merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të ndryshme për çështje që lidhen me fushat e veprimtarisë së AKBN-së brenda dhe jashtë vendit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .